image Lajm i mirë nga Italia: Bie numri i rasteve të reja me koronavirus

Botë

Botë/ Lajm i mirë nga Italia: Bie numri i rasteve të reja me koronavirus

news image

Zyrtarët italianë thonë se një ulje në numrin e të prekurve me koronavirus është raportuar për të dytën ditë radhazi.

Të dhënat e publikuara sot nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile tregojnë se janë regjistruar 4.789 raste të reja, ose 700 më pak se dje.

Numri i të vdekurve gjithashtu ra nga dje: 600 persona sot dhe 651 dje.

Italia shqetësohet për çdo rast të ri pasi sistemi i kujdesit shëndetësor lufton me epideminë më të madhe në Evropë.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se do të kalojnë edhe disa ditë para se të dinë nëse Italia është në fillim të një tendence pozitive në trajtimin e infeksionit. /Gazeta Sinjali/