image Lajm i mirë: Mërgimtarët nuk po presin në kolona në pikat kufitare me Serbinë

Kosovë

Lajm i mirë: Mërgimtarët nuk po presin në kolona në pikat kufitare me Serbinë

news image

Krahasuar me ditët e fundit ku mërgimtarët pritnin me orë për të kaluar kufirin, sot kjo pritje ka rënë dukshëm.

Në përditësimin e fundit të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme shihet se në dy pikë-kalimet kufitare me Serbinë, në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, në hyrje dhe daje nga Kosova nuk pritet më gjatë se 10-15 minuta.

Pritjet më të gjata të raportuara për ditën e sotme janë në pikën kufitare në Vërmicë ku për të hyrë po pritet deri në 35 minuta.

Në pikë-kalimet e tjera të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje të gjata.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU

/Gazeta Sinjali/