Katër persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në 63 numrin e përgjithshëm të të shëruarve në vend, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Sot më 13 prill 2020, janë shëruar edhe katër (4) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63)”, thuhet në njoftimin e tyre.
Përveç rasteve të shëruara, sot IKSHPK ka konfirmuar edhe 15 raste të reja të prekura nga Covid-19, duke e çuar në 377 numrin e përgjithshëm të të infektuarve./GazetaSinjali/