Foshnja pesë muajshe nga fshati Topanicë e Kamenicës është liruar në shtëpi pas trajtimit në Klinikën Infektive pasi ishte infektuar me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti.
“Nga IKSHPK-ja jemi informuar që gjendja shëndetësore e foshnjës pesë muajshe është mirë dhe sot është liruar për tu rikthyer në shtëpi. Normalisht që foshnja dhe gjithë të prekurit e tjerë duhet të qëndrojnë në vetizolim deri të shërohen por është shumë me rëndësi që gjendja e të gjithëve është stabile”, ka thënë Rashiti./Gazeta Sinjali/