Pep Guardiola nuk do të jetë në stolin e Manchester Cityt për së paku dy ndeshjet e ardhshme të klubit.
Tekniku spanjoll i është nënshtruar sot një operacioni në shpinë pasi ka vuajtur nga dhimbje të forta, ka njoftuar klubi anglez.
Pep do të mungojë deri pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar, ku do t’i humbasë dy ndeshjet e ardhshme, të cilat Man City i zhvillon ndaj Fulham dhe Sheffield.
Ndihmës menaxheri Juanma Lillo do të marrë drejtimin e klubit deri në rikthimin e spanjollit.