image Ancelotti shpallet trajneri më i mirë i vitit, mposht Guardiolan dhe Mourinhon

Futboll

Ancelotti shpallet trajneri më i mirë i vitit, mposht Guardiolan dhe Mourinhon

news image

Carlo Ancelottit është shpallur trajneri më i mirë i vitit nga “Globe Soccer Awards” në Dubai.

Tekniku italian e ka marrë këtë çmim për herë të dytë në karrierë. Këtë herë, ai mundi trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola, fitues i Premier League në sezonin 2021-22 dhe José Mourinho, i cili udhëhoqi Romën drejt trofeut të parë evropian sezonin e kaluar.

Arritjet e Ancelottit ishin edhe më të jashtëzakonshme pasi ai u bë trajneri i parë që fitoi një titull vendas në secilën nga pesë ligat më të mira evropiane dhe i pari që fitoi Champions League katër herë.

/GazetaSinjaliSport/