image Lajm fantastik - 6 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë janë mbi 60 vjeç, njëri 80-vjeçar

Kosovë

Shëndetësi/ Lajm fantastik – 6 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë janë mbi 60 vjeç, njëri 80-vjeçar

news image

Infektologu Valbon Krasniqi, ka dhënë lajme të mira sa i përket shërimit të pacientëve me koronavirus në Kosovë.

Krasniqi prezantoi moshën e pacientëve tashmë të shëruar nga koronavirusi.

Sipas tij, nga 23 pacientë të shëruar nga Covid-19, gjashtë janë mbi moshën 60-vjeçare, njëri prej të cilëve i moshës 80-vjeçare.

“Në mesin e 23 pacientëve të parë të shëruar nga COVID-19 në Klinikēn Infektive, 6 nga ta janë të moshës mbi 60 vjeç, e njëri nga ta i moshës 80 vjeçare. Një fillim i mirë ky, që na frymëzon neve profesionistëve e na bën të besojmë se jemi në rrugë të mirë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=602316473692198&id=100017415528003