image Lajçak takon ndarazi Bislimin e Petkoviqin, bisedimet do të vazhdojnë gjatë ditës

Politikë

Lajçak takon ndarazi Bislimin e Petkoviqin, bisedimet do të vazhdojnë gjatë ditës

news image

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, shkruan Gazeta Sinjali.

Diplomati sllovak në një postim në Twitter ka shkruar se me kryenegociatorët ka diskutuar ndaras për të mënyra se si të zgjidhet kriza e tanishme.

Këtë mëngjes, pata dy takime të ndara me Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona gjatë gjithë ditës”, ka shkruar Lajçak./GazetaSinjali/