image Von Cramon - Vuçiqit: Nuk është mirë të jeni në anën e Putinit

Rajon

Von Cramon – Vuçiqit: Nuk është mirë të jeni në anën e Putinit

news image

Eurodeputetja, Viola von Cramon ka treguar se në takimin që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ia ka thënë në sy se ai duhet të vendosë se në anën e kujt është, si dhe që “nuk është mirë të jesh në anën e Putinit”.

Cramon ka treguar se me Vuçiqin ka pasë një diskutim të sinqertë dhe të hapur për çështjet aktuale, ku kanë pozicion të njëjtë, por edhe i kanë adresuar ato çështje ku kanë dallime.

Duhet të vendoset në anën e kujt je. Nuk është mirë të jesh në anën e Putinit, pra në anën e gabuar të historisë”, ka thënë von Cramon në një intervistë në mediumin serb N1.

“Sigurisht që kemi biseduar për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, marrëdhëniet shumë të ngushta, nëse shikohen historikisht dhe për këtë arsye populli serb ndihet afër Rusisë, për shkak të trashëgimisë historike”.

Eurodeputetja tha se folën edhe për lidhjet ekonomike dhe lidhjet me infrastrukturën ruse dhe për atë se çfarë do të thotë ky ndikim në politikën e jashtme të Serbisë.

“Ne diskutuam për disa tema, duke filluar nga çështja e sanksioneve energjetike, varësia energjetike nga Rusia, alternativat e ndryshme për Serbinë, duke përfshirë burimet e ripërtëritshme të energjisë, efikasitetin e energjisë”, tha ajo.

Ndërkaq, von Cramon tha se Bashkimi Evropian është i interesuar që ta afrojë Serbinë, por se i takon Serbisë të vendosë. Në këtë kontekst, ajo tha se ia ka bërë të qartë se partnerët evropianë janë në përputhje me masat evropiane e që janë sanksionet.

/GazetaSinjali/