Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajçak ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Mynih në kaudër të Konferencës së Sigurisë.
Lajçak ka thënë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për hapat e ardhshëm të dialogut dhe takimin e kryenegociatorëve që do të ndodhë të martën.
“I gëzuar ta fillojë ditën duke takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u takuam për herë të parë para dy vjetëve. Patëm një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para takimit të së martës me kryenegociatorët e dy palëve”, ka shkruar Lajçak.