image Lajçak pas takimit me kryeministrin: Çështja kryesore s’është takimi Kurti – Vuçiq, por rezultati i tij

Politikë

Lajçak pas takimit me kryeministrin: Çështja kryesore s’është takimi Kurti – Vuçiq, por rezultati i tij

news image

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Pas takimit, Lajçak tha se është duke vazhduar përgatitja e takimit në mes të Kurtit dhe Vuçiqit, por se dëshiron rezultat nga ky takim.

 “Këtë javë unë kam takuar dy herë kryeministrin Kurti dhe kam biseduar me presidentin Vuçiq. Arsyeja nuk është veç takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit, ne jemi duke punuar në këtë drejtim, por arsyeja është rezultati i këtij takimi. Ne duam të kemi rezultate pozitive“, ka thënë Lajçak.

Sipas tij, të dy liderët më parë kanë zhvilluar dy takime, por siç thotë ai, pa ndonjë rezultat pozitiv nga këto takime.

Pos Kurtit, Lajçak sot u takua edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin. Sipas komunikatës së ZPRK-së, Osmani ka theksuar se suksesi i këtij procesi nuk është i rëndësishëm vetëm për Republikën e Kosovës, por edhe për të gjithë rajonin. /GazetaSinjali/