image Lady Gaga zbulon datën e publikimit të albumit të ri “Chromatica”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Lady Gaga zbulon datën e publikimit të albumit të ri “Chromatica”

news image

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Lady Gaga ka bërë të ditur se më 10 prill do të publikojë albumin e ri “Chromatica”.

33-vjeçarja këtë lajm për fansat e saj e ka kumtuar përmes rrjetit social Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kjo nuk është kopertina e albumit, por e kemi bërë që ju ta shijoni përgjatë kësaj kohe”, ka shkruar ajo në Twitter.

Fansat e artistes tanimë kanë mundësinë që ta porosisin albumin në të gjitha platformat.

“Stupid love”, është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar të premten. Kënga është pjesë e albumit të ri dhe deri më tani në kanalin YouTube numëron mbi 23 milionë klikime./Gazeta Sinjali/