image “Laboratori ‘25”, Prokuroria Speciale ndalon edhe një të dyshuar për 48 orë

Siguri

“Laboratori ‘25”, Prokuroria Speciale ndalon edhe një të dyshuar për 48 orë

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar edhe një person të dyshuar në lidhje me rastin “Laboratori ‘25”.

I dyshuari G.A. është ndaluar për 48 orë.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Falsifikimi i dokumentit”.

Po ashtu, gjatë ditës, edhe një person me inicialet S.D. është paraqitur vullnetarisht në Policinë e Kosovës në Prishtinë, lidhur me një rast që është duke u hetuar.

Sipas njoftimit, pas intervistimit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale, me aktvendim të prokurorit special ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ai dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/