image Labinot Gruda pranon fajësinë për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Drejtësi

Labinot Gruda pranon fajësinë për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

news image

Një nga të akuzuarit për rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, në tetor të vitit 2020, Labinot Gruda, e ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat për të cilat akuzohet.

Sipas burimeve të Sinjalit, Gruda tha se është fajtor për rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Seanca po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Sipas PSRK-së, si pasojë e veprimeve inkriminuese të të pandehurve Labinot Gruda dhe Kadri Shala buxhetit të Republikës së Kosovës, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë.

Lidhur me këtë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar konfiskimin e katër (4) veturave, të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës, si dhe nga ana e të pandehurve të bëhet kompensimi i humbjes apo dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës, deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale, ose në të kundërtën, gjykata lidhur me këtë të konfiskojë çdo pasuri të të pandehurve deri në kompensimin e plotë të dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhej në komunikatën e PSRK-së.

/GazetaSinjali/