Labinot Gashi ishte i ftuar në një emision, ku u tha shumë madje u bënë disa pyetje thumbuese drejt tij.
Në njërën nga pyetjet,në të cilën ju kërkua të tregonte emrin e njërës prej vajzave që nuk do të ftonte më kurrë në emision, Labi u shpreh me emrin e Blerona Zeqirit,moderatores nga Kosova. Sipas Gashit arsyeja e vetme se përse nuk do e ftonte më ishte fakti se Zeqiri nuk ka mjaftueshëm kohë për shkak të angazhimeve të saj të shumta dhe se kanë përplasje për shkak se janë të dy moderatorë.
Kurse në një pyetje tjetër kishte të bënte edhe me artisten që mbase së fundmi është bërë më mendjemadhja apo është më problematikja.
Teksa nisi e gjithë skena të diskutonte e qeshte, moderatori Gashi në konteks shakaje tha: ”Luana, ajo që refuzon të gjitha intervistat.” Por më pas tregoi edhe emrin tjetër,e cila sipas Labinotit ishte Elvana Gjata.
Arsyeja e kësaj “goditjeje” ndaj Gjatës ishte thjesht fakti se për shkak të të gjitha projekteve të saja është thuajse e pamundur për t’u kapur për intervista. /Gazeta Sinjali/