Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit këngëtari Labinot Tahiri ka bërë një reagim publik ndaj policëve që po shqiptojnë gjoba për qytetarët të cilët nuk po bartin maska në publik, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Labi është shprehur se puna e maskës ëshë vendim fëmijëror dhe jashtëzakonisht nënçmues.
“Mos i gjunjëzoni qytetarët në mungesë të maskave, se është shenjë e keqe i nderuari polic! Keni punë më të meqme se sa kjo! E keni një virus ku i keni nëpër shkollat tona dilerat ku aty ju shesin drogë fëmijëve dhe ua imponojnë hashashin dhe as ju e askush nuk guxon t’i kapë sepse ua lëkundin vendin e punës aga polic!”, ka shkruar ndër të tjera Labinot Tahiri./Gazeta Sinjali/