Dy këngëtarët e mirënjohur të skenës shqiptare po vijnë me këngë të re, shkruan Gazeta Sinjali.
Labinot Tahiri dhe Ramadan Krasniqi janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
Këtë e bëri të ditur Labi me anë të një postimi në rrjete sociale, ku njoftoi se dueti i tij i radhës do të jetë me Danin.
Artisti vlerësoi lart karrierën e Danit, ndërsa bëri të ditur se kënga e tyre do të lansohet shumë shpejt bashkë me klip.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:
“Faleminderit
yll i madh dhe idoli im Ramdan Krasniqi Dani, që ishe në vizitë në konakun
tonë.
Me ne ishin dhe Andi dhe kologu ynë Valoni me të cilin perfundova baladen e
re..!
Respekt për tere karrieren tënde dhe energjine qē ke, sikur të ishe një 30 vjeqar, e sidomos me zanin tënd BRILIANT.
Dani, të urojmë shendet dhe gjitha te mirat me familje e dashamirē
I dashur
publik, do ta keni edhe duetin e radhës me Yllin e madh Danin dhe Labi
Akoma nuk keni dëgjuar gjë
Respekte per te gjithë, Labi Kosovë e Shqipërisë.” /GazetaSinjali/