La Liga thuhet se i ka kërkuar Gjykatës Administrative të Parisit që të anulojë kontratën e re të Kylian Mbappe me PSG.
23-vjeçari nënshkroi një marrëveshje të re fitimprurëse me kampionët francezë në maj pas muajsh diskutimesh me Real Madridin për një transferim të mundshëm.
Mbappe përfundimisht zgjodhi të qëndrojë në Paris, por tani, sipas AFP përmes 90min, federata spanjolle ka paraqitur ankesa kundër PSG-së, Ligue 1 dhe te mbikëqyrësit financiar të futbollit francez, DNCG, pasi pretendon se PSG nuk duhet të kishte qenë në gjendje të financonte kontratën e re të sulmuesit.
Për muaj të tërë dukej se Mbappe do të nënshkruante për Madridin derisa papritmas vendosi një kontratë të re trevjeçare për të qëndruar në PSG.
Juan Branco, avokati i La Ligës, njoftoi pas nënshkrimit të marrëveshjes se divizioni do të merrte masa, duke pretenduar se DNCG nuk duhet të kishte miratuar financat e PSG-së dhe LFP – autoriteti për Ligue 1 dhe 2, nuk duhet t’i kishte dhënë kontratës dritë jeshile.
La Liga thuhet se ka paraqitur kërkesë për të anuluar miratimin e DNCG së bashku me thirrjen për anulimin e kontratës.
Të dyja kërkesat thuhet se u refuzuan menjëherë për shkak të mungesës së urgjencës, por do të shqyrtohen në afat të gjatë, me një rezultat që nuk pritet para fundit të sezonit 2022-23.
Branco ka premtuar gjithashtu se do të shkojë tek autoritetet evropiane, duke pretenduar se PSG ka falsifikuar bilancet dhe buxhetet e parashikuara vullnetarisht të largëta.
Ata gjithashtu thuhet se akuzojnë PSG-në për mbulimin e një sistemi me sponsorë që lidhen drejtpërdrejt me Katarin.
Përmes BeSoccer, Branco tha: “Ne po kërkojmë një vendim të ri si ai i ligjit të Bosman që çliroi tregun.
Tani ajo që ne duam është që tregu të rregullohet dhe rregullat shumë strikte financiare në La Liga spanjolle të zgjerohen në të gjithë Evropën.”