image Kylie thotë se vajza e saj 20-muajshe e do grimin shumë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Kylie thotë se vajza e saj 20-muajshe e do grimin shumë

news image

Miliarderia më e re në moshë Kylie Jenner, ka thënë se e ka përcjellur dashurinë e saj për grimin te vajza e saj 20-muajshe Stormi.

Këtë ajo e ka treguar në një video të publikuar në platformën YouTube, transmeton Gazeta Sinjali.

Kylie në këtë video tregon se që nga dita kur është bërë nënë vendosja e grimit i merr më pak kohë.

Stormit i pëlqen shumë grimi tani. Ajo është e mrekullueshme. Sa herë që unë lyhem me buzëkuq ajo e vë re. Ajo më shikon dhe thotë ‘buzëkuq, buzëkuq, buzëkuq’”, ka thënë 22-vjeçarja.

Pavarësisht se Stormit i pëlqen shumë grimi, Kylie ka treguar se nuk e ka vendosur akoma se në çfarë moshe do e e lejojë të lyhet.

Ajo ndoshta nuk do të dojë të lyhet. Por sinqerisht, si po shkojnë gjërat, mund të them se kjo vajzë është e fiksuar pas ‘make up-it’. Ajo më lutet”, ka treguar Jenner. /Gazeta Sinjali/