image Shkaku i sigurisë energjetike, ky vend nuk do ta sanksionojë Rusinë

Botë

Shkaku i sigurisë energjetike, ky vend nuk do ta sanksionojë Rusinë

news image

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka deklaruar se shteti i tij nuk do t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë, transmeton Sinjali.

“Ne nuk do të mbështesim sanksionet që vënë në rrezik sigurinë energjetike të Hungarisë.”

Szijjarto tha se nuk është e mundur të arrihet një konsensus për ndërprerjen e importeve të energjisë nga Rusia.

“Ne kemi hyrë në një dimension të ri për sa i përket rreziqeve të luftës, kështu që tani e tutje duhet të veprojmë më vendosmërisht dhe më qartë për të mbrojtur interesat tona kombëtare: paqen dhe sigurinë në Hungari”, sqaroi ai.

/GazetaSinjali/