image Ky shtet i SHBA-së anulon zgjedhjet për shkak të koronavirusit

Botë

Botë/ Ky shtet i SHBA-së anulon zgjedhjet për shkak të koronavirusit

news image

Departamenti amerikan i Shëndetësisë urdhëroi mbylljen e të gjitha qendrave të votimit për zgjedhjet e së martës, në mënyrë që t’i mbrojë votuesit dhe punëtorët e zgjedhjeve nga përhapja e koronavirusit, njoftoi guverantori i Ohio-s në SHBA, Mike Dewine.

“Gjatë kohës kur po përballemi me një krizë të pashembullt të shëndetit publik, mbajtja e zgjedhjeve nesër do t’i detyronte punëtorët e zgjedhjeve dhe votuesit që ta vendosin veten në një rrezik të papranueshëm të shëndetit për infektimin me koronavirus”, thuhet në deklaratën e guvernatorit.

Vendimi i Departamentit të Shëndetësisi erdhi pasi një gjykatë e refuzoi një përpjekje të fundit për t’i shtyer zgjedhjet e Partisë Demokratike për një datë tjetër gjatë këtij viti, shkruan “Politico”.

Ohio ishte njëri nga katër shtetet ku planifikoheshin zgjedhje për të martën, bashkë me Arizona-n, Florida-n dhe Illinois-in. Zyrtarët në këto tri shtete thanë se zgjedhjet do të mbahen ashtu siç janë planifikuar.

DeWine propozoi që këto zgjedhje të mbahen në shtator të këtij viti, por besohet që një gjë e tillë është e pamundur për shkak të afërsisë kohore me zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen në nëntor./Gazeta Sinjali/