image Ky shtet evropian ka nisur testimet në masë për COVID-19, synohet testimi i të gjithë banorëve

Shëndetësi

Pandemia/ Ky shtet evropian ka nisur testimet në masë për COVID-19, synohet testimi i të gjithë banorëve

news image

Luksemburgu këtë javë ka nisur testimet në masë të popullatës për COVID-19. Synimi është që të testohen të gjithë 600 mijë banorët e këtij shteti për të shmangur një valë të dytë infeksioni pas lehtësimit të masave kufizuese.

Testet diagnostikuese janë vullnetare dhe autoritetet do të rrisin nivelin ditor të tyre nga 1,500 në 20 mijë. Instituti shëndetësor i Luksemburgut shprehu rëndësinë e kontrollimit të sistemit teknologjik nëse mund ta përballojë këtë fluks të lartë.

Ky shtet planifikon të ngrejë gjithsej 17 stacione për të testuar qytetarët dhe personat që vijnë në pikat kufitare me Belgjikën, Gjermaninë dhe Francën.

Aktualisht Luksemburgu numëron 109 viktima dhe rreth 4 mijë të infektuar nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali/