image Europol publikon listën e 18 personave më të kërkuar në Evropë, në mesin e tyre edhe një kosovar

Evropë

Europol publikon listën e 18 personave më të kërkuar në Evropë, në mesin e tyre edhe një kosovar

news image

Europol ka publikuar listën e 18 personave më të kërkuar në Evropë, të cilët janë të dënuar për dhunime seksuale, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mesin e këtyre personave gjendet edhe një shqiptar nga Kosova.

Sipas Europol, Nesat Bego sulmoi seksualisht një fëmijë nën moshën 11 vjeçare në Luksemburg. Gjatë seancës gjyqësore, e cila u mbajt në dhjetor të vitit 2018, Bego nuk ishte i pranishëm.

Gjykata e Luksemburgut e kishte dënuar Nesatin me pesë vjet burgim dhe sipas Europol, ai është arratisur nga ky shtet.

Për të marrë ndihmë në gjetjen e njerëzve më të rrezikshëm, Europol nisi një fushatë dhe krijoi një faqe në internet me fotot, detajet personale dhe informacionet rreth veprave penale.

Fushata është nisur në 18 vende evropiane, por web-faqja e të arratisurve më të kërkuar të BE-së mund të arrihet nga çdo vend./Gazeta Sinjali/