image Kosova në konkurrencën e femrave mposhtet nga Luksemburgu në ndeshjen e dytë

Basketboll

Kosova në konkurrencën e femrave mposhtet nga Luksemburgu në ndeshjen e dytë

news image

Pas fitores ndaj Qipros në ndeshjen e parë, basketbollistet e Kosovës kanë pësuar humbje në duelin e dytë të Kampionatit Evropian për Shtetet e Vogla.

Të mërkurën, Kosova u mposht nga Luksemburgu në ndeshjet e dytë të Grupit B. Dueli i luajtur në Nikozi të Qipros, u mbyll me rezultatin 94:65 në favor të Luksemburgut.

Amerikania e natyralizuar, Alexis Tolefree dhe Arbnore Përquku ishin lojtaret e vetme që regjistruan pikë dyshifrore të Kosova.

Tolefree ndeshjen e mbylli 24 pikë derisa Përquku shtoi dhjetë pikë e katër kërcime, që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e thellë nga Luksemburgu. Në anën tjetër , te Luksemburgu, Catherine Mreches me 26 pikë ishte më e dalluara.

Për Kosovën, kjo ishte ndeshja e dytë dhe e fundit në kuadër të fazës së grupeve derisa Luksemburgu e ka edhe një ndeshje të pazhvilluar, atë ndaj Qipros.

 Dy vendet e para në grup, avancojnë në gjysmëfinale të kësaj gare derisa ekipi që përfundon i treti, luan në garën për plasman. /Gazeta Sinjali Sporti/