image Hendbollistet kosovare mposhtin Luksemburgun përkundër mungesave

Sporte të tjera

Hendbollistet kosovare mposhtin Luksemburgun përkundër mungesave

news image

Kosova në hendboll në konkurrencën e femrave, ka fituar edhe në duelin e dytë, duke e mposhtur Luksemburgun me rezultatin 33:27.

Në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, “Dardanet” dha paraqitje tejet të mirë në pjesën e parë, pavarësisht mungesave të shumta.

Ndeshjen e tretë dhe të fundit në fazën e parë kualifikuese për “Euro 2022”, Kosova e zhvillon të shtunën kundër Portugalisë.

I pranishëm në ndeshjes ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar me zëvendësministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, ku pa ndeshjen dhe bisedoi me lojtaret tona, Arlinda Hajdari, Mirjeta Bytyqi e Areta Istrefi, që munguan shkaku i dëmtimeve.

Edhe ky duel zhvillohet në Prishtinë, ndërsa fituesi kalon tutje, pasi të dy skuadrat kane nga fitore në dy ndeshjet e para.

/Gazeta Sinjali Sporti/