image Ky person shpresoi se policia nuk do ta gjente nëse mbulohet me batanije

Qesharake

Ky person shpresoi se policia nuk do ta gjente nëse mbulohet me batanije

news image

Një person i dyshuar për vjedhje ka shpresuar se policia nuk do ta vërente që ai është fshehur nën një batanije në dollap, por këmbët e tij të gjata që dolën jashtë batanijes e “tradhtuan”.

Policia në South Derbyshire të Anglisë publikoi një fotografi të të dyshuarit, i cili u arrestua nën dyshimin për një varg vjedhjesh në qytet, shkruan Daily Mail.

Një zyrtar policor shkroi: “Nëse ikni nga policia, vetëm do të shkoni të lodhur në burg. Në këtë rast, ai (i dyshuari) e pati gati batanijen për të fjetur në qeli.”

Burri 36-vjeçar u gjet i fshehur prapa një vargu rrobash, kur policia po kryente një bastisje në një shtëpi në mëngjesin e së hënës.

Policia tha se të dyshuarin e “tradhtuan” këmbët e tij të gjata, të cilat, si duket, nuk ka mundur t’i fshehë mirë./Gazeta Sinjali/