Një person i dyshuar për vjedhje ka shpresuar se policia nuk do ta vërente që ai është fshehur nën një batanije në dollap, por këmbët e tij të gjata që dolën jashtë batanijes e “tradhtuan”.
Policia në South Derbyshire të Anglisë publikoi një fotografi të të dyshuarit, i cili u arrestua nën dyshimin për një varg vjedhjesh në qytet, shkruan Daily Mail.
Një zyrtar policor shkroi: “Nëse ikni nga policia, vetëm do të shkoni të lodhur në burg. Në këtë rast, ai (i dyshuari) e pati gati batanijen për të fjetur në qeli.”
Burri 36-vjeçar u gjet i fshehur prapa një vargu rrobash, kur policia po kryente një bastisje në një shtëpi në mëngjesin e së hënës.
Policia tha se të dyshuarin e “tradhtuan” këmbët e tij të gjata, të cilat, si duket, nuk ka mundur t’i fshehë mirë./Gazeta Sinjali/