Arben Humaj 31 vjeçar me vendbanim në Vitomiricë të Pejës, dyshohet se ka kryer 20 vepra penale të mashtrimit, dy vjedhje dhe një dhunim. Policia nuk ka informacion për vendodhjen e tij, prandaj përmes një komunikate dërguar mediave apelojnë qytetarët që në rast se kanë njohuri për vendodhjen e Arben Humajt të japin informacion, shkruan Sinjali.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Personi i dyshuar është: ARBEN (SAFET) HUMAJ i lindur me 04.02.1988 në Gjakovë me banim ne fshatin Vitomiricë-Pejë,
I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:
20- (njëzet) raste për veprën penale ‘Mashtrim,
2-(dy) raste për veprën penale ‘Vjedhje’
1-(një) rast për veprën penale ‘Dhunim’.
“I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykatat Themelore të Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton Sinjali.