image "Ky nuk është mesazh Facebook-u", reagojnë tifozët Kuq e Zi pasi u lëshua gazi lotsjellës në koncertin e Bregoviq

Shqipëri

“Ky nuk është mesazh Facebook-u”, reagojnë tifozët Kuq e Zi pasi u lëshua gazi lotsjellës në koncertin e Bregoviq

news image

Pasi është hedhur gazi lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviqit, Tifozët Kuq e Zi kanë reaguar me një mesazh.

Gjatë performances së këngëtarit serb në Korçë u mundua të pengohej koncerti me hedhjen e gazit lotsjellës por nuk u arrit një gjë e tillë.

Përderisa pas ngjarjes Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar me një mesazh nëpër rrjete sociale.

Ata kanë publikuar një fotografi ku në mur është e shkruar “ Ky nuk është një mesazh Facebook-u”, i shoqëruar me mbishkrimin “ Përjetësisht me ty Shqipëri”. /GazetaSinjali/