image Ky mot ju pret nesër dhe ditëve të ardhshme

Kosovë

Parashikimi/ Ky mot ju pret nesër dhe ditëve të ardhshme

news image

Parashikimi i motit.

Datat:

17.11 – Butë, kryesisht me vransira. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë.

18.11 – Në mëngjes vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Ditën intervale më të gjata me diell.

19.11-20.11 – Ditën e martë butë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Të mërkurën, kryesisht vranët, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu.

Edhe gjatë kësaj periudhe temperaturat e ajrit mbeten mbi vlera mesatare, edhe pse me tendencë të rënies së lehtë. Minimalet do të luhaten nga 6C deri në 8C, e maksimalet nga 14C deri në 16C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale. /Gazeta Sinjali/