image Ky lojtar i Realit beson se do ta mposhtin Cityn

Futboll

Ky lojtar i Realit beson se do ta mposhtin Cityn

news image

Pas triumfit në La Liga, lojtari i Real Madridit, Luka Modric, thotë se ekipi mbretëror duhet të fokusohet te ndeshja me Manchester Cityn, shkruan Sinjali Sportiv.

Në takimin e parë, kampioni i Spanjës humbi 1-2 në Santiago Bernabeu, por, Luka Modric beson se Madridi ka kapacitete për të përmbysur gjithçka dhe për të kaluar në fazën tjetër të Champions League.

“Do të jetë ndeshje e komplikuar kundër Manchester City, pasi rezultati është negativ. Por, në ndeshjen në shtëpi bëmë paraqitje të mirë. Kemi mjaftueshëm kapacitete për të përmbysur rezultatin. Tani duhet të pushojmë dhe të përgatisim mirë atë ndeshje, që do të jetë e vështirë. Jemi gati dhe të përgatitur”, ka thënë Modric.

Reali “kreu punë” në Spanjë duke fituar titullin e La Ligës për sezonin 2019/20, i cili është titulli i 34-të në historinë e këtij klubi./Gazeta Sinjali/