image Ky është zyrtari policor që u suspendua sot në Zhur, shkoi i dehur në punë

Siguri

Ky është zyrtari policor që u suspendua sot në Zhur, shkoi i dehur në punë

news image

Një zyrtar policor i nënstacionit të Zhurit është suspenduar sot nga detyra për 72 orë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se polici i suspenduar është Gëzim Jashari.

Ai ka shkuar sot në punë, nën ndikim të alkoolit.

Në gjendje të dehur ai dyshohet se ka shkuar në një pikë kontrolli, ku i ka ndaluar qytetarët duke i sinjalizuar me drita rotative.

Lajmin për suspendimin e tij për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët bënë të ditur se informacionin e kanë pranuar nga qytetarët.

“IPK ka pranuar informacione për këtë rast nga qytetarët përmes Linjës së Kaltër (numrit të telefonit pa pagesë 080003333), sot në mbrëmje dhe ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor. Veprimet tjera do të ndërmerren në procedurë të rregullt në përputhje me fushëveprimin ligjor të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e tyre./GazetaSinjali/