Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për arrestimin e një zyrtari të stafit civil të Policisë së Kosovës, në Gjilan.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Arianit Huruglicën, i cili dyshohet se është kapur me kokainë.
Bashkë me të është arrestuar edhe djali i tij.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/