Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë është shoqëruar në stacion policor, në vazhdën e aksionit të Policisë së Kosovës “Subvencioni 2021”.
Gazeta Sinjali mëson se zyrtari në fjalë është Alban Bushati.
Bushati punon si zyrtar administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në Pejë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/