image Ky është vendi ku konsumohet më së shumti alkooli

Botë

Kuriozitete/ Ky është vendi ku konsumohet më së shumti alkooli

news image

Moldavia është vendi ku konsumohet më së shumti alkool.

Një në katër persona në këtë vend humbin jetën nga alkooli, ndërkohë që në botë kjo statistikë është 1 në 20.

Qyteti Puhoi, ka problemin më të madh me alkoolin në Moldavi, pasi që përveç fëmijëve çdo qytetarë tjetër konsumon alkool në baza ditore.

Në janar të vitit 2018, kryetari i bashkisë së Puhoit organizoi një event në të cilin çiftet që do të rrinin gjashtë muaj pa konsumuar alkool, do të fitonin vende të reja pune.

Nga të gjithë çiftet që morën pjesë, fitues ishte vetëm njëri prej tyre, të tjerët nuk ja dolën dot të qëndronin esëll për gjashtë muaj. Por edhe çifti që fitoi, qëndroi në punën e re vetëm një muaj, pasi që iu rikthye zakonit të vjetër të konsumimit të alkoolit.

70% e alkoolit që konsumohet në Moldavi është vera që e përgatisin vetë banorët e këtij vendi./Gazeta Sinjali/

Gheorghe sells homemade wine at the Sunday markey in Straseni, Moldova, on Aug. 2, 2019.