Mediat raportojnë se Bledar Muça ka mbetur viktimë e atentatit të ndodhur në qytetin e Antwerp. Ai njihej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapes. Pak kohë më parë Muça dhe Florenc Çapja i shpëtuan një atentati në Elbasan.
Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, është i lindur dhe i rritur në Elbasan. Ai është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat.
Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria.
Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”