Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Babimoc, ku një veturë ka goditur për vdekje një grua. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet është Bekim Bugujevci, 50-vjeçar.
Bugujevci është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Ndërkohë Sinjali mëson se viktima është një grua 77-vjeçare e nacionalitetit serb dhe banore e fshatit ku ndodhi aksidenti.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.