image Tragjike: Vetura godet për vdekje një këmbësore në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë - VIDEO
[wp-story id="814678"]

Siguri

Tragjike: Vetura godet për vdekje një këmbësore në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë – VIDEO

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Babimoc, ku si pasojë një person ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në  rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se  si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Borovci.

Ndërkohë sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa kanë bërë të ditur se atje tashmë kanë dalë njësitë policore dhe ekipet mjekësore.

/GazetaSinjali/