Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës me propozim vendimet që pritet të miratohen sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës pritet të mbajë mbledhjen në orën 19:00.
Pika e parë e rendit të ditës është propozim-vendimi për masat e përgjithshme për kontrolli e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Sinjali po ashtu mëson se pika e dytë është shqyrtimi i propozim-vendimit për Autorizimin e Ministrit të Shëndetësisë për plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ (Shëndetësi) Nr.01/2015 Autorizimi për Marketing për Produkte Medicinale duke evituar procedurat që përcaktohen me Rregulloren nr. 09/2011 të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Rregulloren nr.13/2013 për Shërbimin Ligjor Qeveritar.
Pika e tretë është shqyrtimi i projekt-udhëzimit Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr.03/2016 për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.
Pika e katërt është shqyrtimi i propozim-vendimit me të cilin konfirmohet vullneti i Qeverisë së Republikës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës të disa vendimeve të Qeverisë.
Siç ka mësuar Gazeta Sinjali, pika e pestë është shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/69 të datës 15 mars 2021./Gazeta Sinjali/