image Ky është reagimi i Melindës pas incidentit në Vjenë

Bota e Yjeve

Ky është reagimi i Melindës pas incidentit në Vjenë

news image

Artistja kosovare, Melinda Ademi ka reaguar pas incidentit që e kishte me një fans në Vjenë të Austrisë.

Incidenti ndodhi gjatë kohës sa ajo po performonte në skenë kur një nga publiku ia kapi këmbën dhe nuk e lëshonte, derisa Melinda ishte tërhequr pas dhe kishte reaguar menaxheri i saj i cili e kishte goditur personin me idenë e “mbrojtjes” së këngëtares sipas tij.

Granit Muhaxheri, menaxheri i saj, ka bërë një reagim duke thënë se nga instikti mashkullor vjen që ta mbrojë një vajzë dhe i ka kërkuar falje fansit të këngëtares.

Pas tij ka reaguar edhe Melinda Ademi me anë të një postimi në “InstaStory” në Instagram ku ka shkruar se ka qenë moment i frikshëm kur ajo është kapur për këmbe.

/GazetaSinjali/