Një çift bashkëshortësh është plagosur me armë zjarri të shtunën në mbrëmje rreth orës 22:15 në rrugën “Kosova” në Kamzë, transmeton Gazeta Sinjali
Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit tha se të plagosur kanë mbetur shtetasi Preng Paluca., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja Antoneta Paluca., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, çifti janë qëlluar nga një person ende i pa identifikuar
Ndërkohë mësohet se burri i plagosur është në sallën e operacionit, ndërsa gruaja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.