Gazeta Sinjali sot raportoi se një zyrtar policor në Gjakovë është kërcënuar me vrasje, përmes rrjetit social “Whatsapp”, nga një person, para dy ditësh. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se zyrtari policor që u kërcënua është Riçard Marku.
Motivi i gjithë ngjarjes dyshohet të jetë një gjobë, që Marku ia kishte shqiptuar para 3 javësh familjarit të të dyshuarit.
I dyshuari e kishte caktuar një vendtakim dhe përmes mesazheve i kishte thënë zyrtarit policor se është duke e pritur aty.
Polici e ka raportuar rastin, ndërsa i dyshuari gjendet ende në arrati.