Sot rreth orës 15:00 është vrarë një person në fshatin Gushtericë të Komunës së Graçanicës.
Sinjali ka raportuar se personi i dyshuar që ka kryer vrasjen është një zyrtar policor.
Sinjali mëson po ashtu, se zyrtari policor i dyshuar për këtë vrasje është Milorad Shubariç i cili kishte shtënë 6 plumba në drejtim të vëllait të tij Dragisha Shubariç ku edhe e la të vdekur.
Policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.
“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Tutje ajo tha se vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.