image Ky është personi që vrau 7 persona dhe plagosi 22 të tjerë në Teksas

Botë

SHBA/ Ky është personi që vrau 7 persona dhe plagosi 22 të tjerë në Teksas

news image

Policia amerikane ka arrestuar dhe publikuar fotografinë e njeriut, të akuzuar për vrasjen e 7 personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve në Teksas këtë fundjavë.

Seth Ator, 36 vjeç, u qëllua dhe u vra nga policia në parkun e makinave të kinemasë Cinergy në Odessa, Texas, të shtunën pasdite.

Autoritetet kanë thënë se ende nuk e kanë një motiv për ngjarjen e rëndë, por shtuan se ai do të kishte vrarë më shumë njerëz, nëse policia nuk do ta kishte qëlluar për vdekje, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Viktimat e agresorit janë të moshave nga 15 deri në 57 vjeç, përcjell bë.

Procesverbali në internet i gjykatës tregon se i dyshuari ishte arrestuar në vitin 2001 për një vepër kundërvajtëse që nuk do ta pengonte atë me ligj nga blerja e armëve të zjarrit në Teksas.

Dëshmitarët kanë treguar se në mesin e viktimave ka edhe të rinj e studentë.