image Ky është personi që vdiq sot në Kamenicë, pasi u godit nga lisi

Sociale

Ky është personi që vdiq sot në Kamenicë, pasi u godit nga lisi

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Kamenicës, ku një person i gjinisë mashkullore, rreth 39 vjeçar ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima është Bekim Kërqeli i cili dyshohet se kishte shkuar në mal për të prerë drunj dhe gjatë punës ka pësuar plagë vdekjeprurëse.

Gazeta Sinjali raportoi sot gjatë ditës lidhur me këtë rast.

“Mund të konfirmoj se personi ka ndërruar jetë. Dyshohet se kishte shkuar në mal për të prerë drunj dhe nga goditja nga një lis ka vdekur. Viktima është i lindur në vitin 1981”, kishte konfirmuar Policia e Kosovës. /Gazeta Sinjali/