image Ky është personi që u paraqit rrejshëm si inspektor dhe ia kërkoi 400 euro punëtores së një lokali

Siguri

Ky është personi që u paraqit rrejshëm si inspektor dhe ia kërkoi 400 euro punëtores së një lokali

news image

Një person është dërguar në mbajtje pasi që më datë 18 dhe 20 janar rreth orës 12:00, kishte shkuar në fshatin Rogoqicë të Kamenicës tek një biznes i paregjistruar, ku edhe kishte kontaktuar me punëtoren e atij lokali dhe ishte prezantuar si inspektor, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se personi që dyshohet se u prezantua rrejshëm si inspektor i nivelit qendror është Besim Shkodra.

I njëjti është prezantuar rrejshëm si inspektor me emrin Engjëll Shkodra dhe nga punëtorja fillimisht ka kërkuar para në vlerë prej 400 eurove për rregullimin e dokumentacionit për regjistrimin e biznesit në procedurë të shpejtë.

Nëse nuk ia jepte të hollat që kërkonte, gjoba për mosregjistrim pas tri ditësh do të kushtoj 11,000 euro, të cilën ai do ta shqiptonte me kolegët e tij.

Rasti për Sinjalin është konfirmuar nga Policia e rajonit të Gjilanit të cilët thonë se është identifikuar i dyshuari B.Sh (1989) me vendbanim në Gjilan.

Gjatë intervistimit të tij dhe në bazë të procedurave ligjore është vërtetuar se ai ishte prezantuar rrejshëm.

Kështu, me urdhër të prokurorit të shtetit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale “prezantim i rrejshëm”.

/Gazeta Sinjali/