Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person është gjetur pa shenja jete afër Kishës në qytetin e Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i tha Sinjalit se në vendin e ngjarjes rreth orës 13:00, kur është gjetur trupi i pajetë, kanë dalë policia dhe autoambulanca, e cila e ka konstatuar vdekjen e tij.
Gazeta Sinjali mëson se viktima është Lulzim Curri.
Sinjali mëson se Curri dyshohet se ka kryer vetëvrasje./Gazeta Sinjali/