image Ky është personi që u gjet pa shenja jete sot në Klinë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Sociale

Ky është personi që u gjet pa shenja jete sot në Klinë, dyshohet se kreu vetëvrasje

news image

Sot në Klinë është gjetur pa shenja jete. Sipas Policisë trupi i pajetë është gjetur në bodrumin e banesës ku banonte. Sinjali mëson se i ndjeri është Haxhi Bajraktari.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se Bajraktari është gjetur i varur në bodrum, ndonëse Policia zyrtarisht ende nuk ka dhënë ndonjë informacion në lidhje me këtë.

Siç mëson Sinjali, i ndjeri ishte raportuar i zhdukur dje. Vëllai i tij kishte raportuar në Polici se ai kishte dalë nga shtëpia me datë 23 dhjetor dhe nuk ishte kthyer më.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se nuk ka detaje tjera përveç asaj që një person është gjetur pa shenja jete në Klinë.

Mund të konfirmoj që një person i gjinisë mashkullore është u gjetur pa shenja jete në bodrumin e baneses ku banonte”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/