image Ky është personi që u arrestua pas mesnate në Klinë, kërkohej për posedim të narkotikëve

Siguri

Ky është personi që u arrestua pas mesnate në Klinë, kërkohej për posedim të narkotikëve

news image

Në 24 orët e fundit Policia ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona që kërkoheshin nga gjykatat në Kosovë për vepra të ndryshme penale. Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se përveç këtyre rasteve, mbrëmë pas mesnate është kapur edhe një person ndaj të cilit kishte urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Pejë.

Sinjali mëson se personi që u ndalua në një pikë kontrolli në fshatin Budisalc të Klinës dhe ndaj të cilit ka urdhërarrest nga gjykata është Orhan Hajdaraj.

Burimet e Sinjalit bënë të ditur se Hajdaraj kërkohej me urdhërarrest për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Ndryshe, personat e tjerë të kërkuar u arrestuan dje në Obiliq, Podujevë, Lipjan, Drenas e Deçan, raporton Gazeta Sinjali.

“Obiliq,  08.04.2022 – 00:30.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Smrekonicës.

Podujevë, 08.04.2022 – 14:55.  Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Smrekonicës.

Lipjan, 08.04.2022 – 17:43.  Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Smrekonicës. 

Gllogoc, 08.04.2022 – 15:00.  Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi.

Deçan 08.04.2022 – 14:15. Në bazë të urdhëresës te lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje te dënimit i dyshuari mashkull kosovar.”

Për rastin e fundit, Sinjali raportoi edhe mbrëmë. I dyshuari që u kap nga njësia policore e stacionit policor në Deçan kërkohej nga Gjykata Themelore në Gjakovë, pasi është i dënuar me 100 ditë burgim për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

/GazetaSinjali/