image Ky është personi që theri me thikë gruan e tij në Skenderaj (Foto)

Kosovë

Ky është personi që theri me thikë gruan e tij në Skenderaj (Foto)

news image

Mësimdhënësit me inicialet F.R., 39 vjeçar, Gjykata Themelore në Mitroivcë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë” ndaj bashkëshortes së tij, po ashtu mësimdhënëse me inicialet Q.R., 36 vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

F.R., dyshohet se mëngjesin e së mërkurës ka goditur me thikë viktimën në gjoks dhe në pjesë të tjera të trupit derisa ajo edhe fëmijët ishin në gjumë në shtëpinë e tyrë në Skenderaj.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë treguar se i dyshuari edhe më herët kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës për çka është iniciuar edhe një rast në Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, Komuna e Mitrovicës mori vendim që ta suspendojë nga puna, pasi që ai shërbente si mësimdhënës në një shkollë, bashkë me bashkëshorten e tij.

/GazetaSinjali/